Disa person kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë pIagosur në Norvegji, pasi që një burrë i ka suImuar ata me një hark dhe shigjetë.
Ky rast ka ndodhur në Kongsberg, përderisa policia ka konfirmuar se i dyshuari për këtë suIm është arrestuar.
“Burri është kapur … nga informacioni që kemi tani, ky person i ka kryer këto veprime i vetëm”, u tha gazetarëve shefi i policisë, Øyvind Aas. “Disa njerëz janë pIagosur dhe disa kanë vdekur”.
Autoritetet nuk kanë bërë të ditur ende një numër të saktë të vktimave dhe të të pIagosurve.
Sipas raportimeve, autori i suImit me hark dhe shigjeta në duar lëvizi në një zonë të konsiderueshme të qytetit, ndërsa një numër i madh qytetarësh i kalonin pranë.
Mediat lokale raportuan një operacion të madh të reagimit emergjent në qytet, duke përfshirë policinë, dy helikopterë dhe më shumë se dhjetë ambulanca.