7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Dacic dhe Cavusoglu: Marrëdhëniet mes Serbisë dhe Turqisë, të jashtëzakonshme

Rekomandime

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Dacic, u pajtua sot në Beograd me Ministrin e Punëve të Jashtme, Mevlut Cavusoglu, se dinamika intensive e vizitave të nivelit më të lartë konfirmon se marrëdhëniet mes Serbisë e Turqisë janë të një niveli të jashtëzakonshëm.

Cavusoglu që po merr pjesë në takimin përkujtues të 60 vjetori të samitit të parë të të Painkuarduarve të organizuar nga Serbia në Beograd, lëvdoi mikpritësit për organizimin dhe shprehu kënaqësinë e tij për pjesëmarrjen kanë njoftuar nga Kuvendi i Serbisë.

- Advertisement -

Shefi i diplomacisë së Turqisë ka falënderuar Ivica Dacic për kontributin në përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve në të gjitha funksionet paraprake që ka kryer, duke shprehur më tej kënaqësinë pasi projektet e nisura nga të dy si ministra sot po realizohen, thuhet sipas komunikatës.

Dacic ka shtuar se marrëdhëniet bilaterale janë të nivelit më të lartë dhe se vizita e tij e fundit në Ankara, me ftesë të kryetarit të parlamentit turk Mustafa Sentop, ka fuqizuar edhe më tej lidhjet bilaterale.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit