1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

“Sulmet” e Thaçit drejt Hotit, zbulohet arsyeja se çfarë po e “gërryen” të parin e shtetit: Kjo është loja e pistë

Rekomandime

Presidenti Hashim Thaçi i është kthyer përplasjeve me kryeministrin Avdullah Hoti. Ai përmes një deklarate për media javën e kaluar kërkoi ta bllokojë dialogun në Bruksel.

- Advertisement -

Thaçi po e akuzon kryeministrin Hotin se po flet për Asociaciononin që do ta instalojë Republikën Srpska në Kosovë.

E, përderisa vite më parë vetë e kishte nënshkruar marrëveshjen që parasheh krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tani paralajmëron rrezik të madh prej tij.

Në komunikatën me shkrim, lëshuar ditë më parë nga Zyra e Presidentit, thuhet se “askush nuk ka mandat që të bisedojë në emër të Kosovës për tema të mbyllura, në Bruksel apo kudo qoftë”.

- Advertisement -

“Kosova nuk mund dhe me asnjë çmim asnjëherë nuk do të lejojë që brenda territorit të saj të krijohet një entitet politik, i cili do të ishte riprodhim i Republikës Serbe në territorin e Kosovës”, thuhet në komunikatë, e cila qartazi i referohet çështjes së Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Kundërshtimet që po vijnë nga ana e presidentit Thaçit në drejtim të kryeministrit Hoti, analisti i njohur po i konsideron se lojëra të pista të bëra nga ana e të parit të shtetit.

- Advertisement -

Analisti politik, Faton Mehmeti, në një përgjigje dhënë gazetës “Bota sot”, është shkrehur se krejt kjo po ndodhë pasi që presidenti aktual për herë të parë si asnjëherë më parë më nuk është pjesë e diplomacisë së Kosovës, andaj, sipas tij, kjo po e gërryen nga brenda këtë të fundit.

“Kundërshtimi nga ana e presidentit Hashim Thaçi të Asociacionit është hipokrizi, kur dihet se vet Thaçi është ka marr pjesë në këtë proces. Veprimi i tij është pjesë e karakterit të tij, lojës së tij të pistë. Si asnjëherë më parë Hashim Thaçi më nuk është pjesë e diplomacisë, duke u ndjerë i vetmuar po godet të gjithë ata që po vihen në pah. Egoja e tij po e gërryen nga brenda, me sulmet e ulëta ndaj kryeministrit aktual të Kosovës, Avdullah Hoti”, është shprehur analisti Mehmeti.

Me tej ai gjithashtu paralajmëron se fuqia e ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) është drejt fundit, gjersa shton se karriera e tij tashmë perëndon.

“Kush nuk i shkon për shtati Thaçit bëhet cak i sulmeve, ves i njeriut të ulët. Fuqia politike e Thaçit është në rënie, fakt me të cilin presidenti aktual nuk po pajtohet, edhe pse e di se karriera e tij po perëndon”, ka deklaruar, analisti politik, Faton Mehmeti, për gazetën “Bota sot”.

Kujtojmë se kryeministri Hoti deri më tani po sillet i qetë para stuhisë që po ia krijojnë e gjithë sfera politike bashkë.

Si kurrë më parë, Presidenti Thaçi e ish-kryeministri Kurti po mbajnë qëndrime të njëjta, kundër Hotit. Vjosa Osmani, Hashim Thaçi e Albin Kurti po brengosen se Avdullah Hoti do ta sjellë një Republikë Srpska në Kosovë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit