1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Sulmi gati: Rusia zhvendos flotën e helikopterëve Iuftarakë në kufi, nisen anijet amfibe

Rekomandime

Rusia ka zhvendosur në kufi helikopterët e saj Iuftarakë, çka po shihet si shenjë se sulmi mbi Ukrainën, mund të jetë i afërt.

Lëvizja e Moskës erdhi pasi presidenti amerikan Joe Biden e paralajmëroi Vladimir Putinin se agresioni mbi vendin fqinj “do t`i kushtojë shtrenjtë”. Sipas gazetës gjermane Der Spiegel, e cila citon për këtë pohim të saj burime të inteligjencës, mësymja mund të ndodhë të mërkurën, në 16 shkurt.

- Advertisement -

Infomacionet e CIA-s dhe disa shërbimeve të tjera sekrete shkojnë deri aty sa të pohojnë edhe se cilat njësi ushtarake do të kalojnë të parat në veprim. Dislokimi masiv i helikopterëve ushtarakë në rajonin perëndimor Belgorod, vetëm 30 km larg Ukrainës, po shihet si një nga shenjat më ogurzeza deri tani të një pushtimi rus. lëvizje të njëjta ishin vënë re po në këtë zonë në 2014-tën, kur Moska aneksoi Krimenë dhe ndërhyri në Donbas.

Mësohet se helikopterët e dërguar në rajonin e Nizhny Novgorod, janë të tipit Ka-52 Alligators, Mi-8 dhe Mi-24. Biesa mes Bidenit dhe Putinit nuk e zbehu rrezikun e luftës, teksa bisedimet mes dy liderëve nuk prodhuan asgjë të re, ndërsa Rusia mban tani 130 mijë trupa në kufi, gati për ndërhyrje. Këtë javë, Rusia zhvendosi në Detin e Zi edhe gjashtë anije amfibe sulmi, duke rritur aftësinë e saj për të zbarkuar në bregdet.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit