1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Sulmi i autobusit kosovar në Serbi: Policia del në vendin e ngjarjes, udhëtarët japin detajet e sulmit

Rekomandime

Autobusi kosovar nga Suhareka është sulmuar rrugës për në Beograd, nga një grup i panjohur afër Krushevcit, shkruan Gazeta Metro.

Xhami i përparëm i autobusit është thyer nga sulmi me gurë. Autobusi nuk është ndalur në afërsi të ngjarjes për derisa pak kilometra më larg është skajuar për të kërkuar sigurinë.


“Deri tash nuk ka të lënduar, por shoferi është detyruar ta skajoi autobusin, për shkak se xhami i përparm i autobusit nga sulmi është dëmtuar shumë. Sulmi ka adhur nga një makinë ku ishin disa persona. E kanë goditur xhamin dhe kanë ikur”, ka thënë për Metron një udhëtarë.

- Advertisement -

Metro ka siguruar edhe fotografi nga ky rast, ku shihet se si guri ka thyer xhamin e përparëm.

Autobusi është i kompanisë turistitike ‘Shpejtimi’.

Në vendin e ngjarjes ka dal edhe policia serbe, derisa shihet duke ekzaminuar autobusin kosovar.

Metro do të ju mbajë të informuar rreth ksaj ngjarje./gazetametro.net

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit