11.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Suspendohen 12 minatorë nga puna pasi që mbajtën grevë për mosmarrjen e pagave, reagon Agim Bahtiri

Rekomandime

12 minatorë të Minierës së Stantërgut janë suspenduar nga puna me arsyetimin se kanë kryer shkelje të rëndë të detyrës.

Vendimi është marrë nga sot dhe bëhet fjalë për punonjësit Bajram Sadiku, Fehmi Haradini, Adnan Brahimi, Isa Tahiri, Edmond Selimi, Mensur Salihu, Burim Morina, Blerim Salihu, Isa Brahimi, Zaim Ahmeti, Rifat Lushtaku dhe Beqir Peci, të githë punëtorë të minierës së Stantergut.

- Advertisement -

Pas këtij vendimi, ka reaguar edhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, Ai kërkon shfuqizimin e menjëhershëm të këtij vendimi.

“Largimi i minatorëve të “Trepçës” nga puna vetëm pse kerkesuan drejtën e tyre elementare, për marrjen e pagave me të cilën mbajnë familjet e tyre është i papranueshëm.

Kërkoj nga menaxhmenti i “Trepçës” shfuqizimin e këtij vendimi absurd dhe kthimin e minatorëve në vendin e tyre të punës.

- Advertisement -

Para se të merren me masa disiplinore ndaj minatorëve, menaxhmenti duhet të punoj më shumë për rritjen e prodhimit, ndaljen e shpenzimeve të panevojshme, përmirësimin e kushteve të punës për minatorët dhe ngritjen e të hyrave të “Trepçës”” shkruan Bahtiri në reagim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit