1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Suspendohet gjyqtarja që e dënoi vetëm me 8 muaj burgim përdhunuesin e një të miture

Rekomandime

Këshilli Gjyqësor i Kosovës e ka suspenduar gjyqtaren e Gjykatës Themelore në Pejë, Florije Zatriqi, deri në një vendim tjetër të këtij këshilli.

“Është themeluar paneli hetimor për rastin disiplinor Nr.AD/KGJK/10/2021/GJTHPE-AD/GJTHPE/15/21 dhe është vendosur për suspendimin e gjyqtares F.Z deri në një vendim tjetër të Këshillit Gjyqësor të Kosovës”, thuhet në njoftimin e KGjK-së.

- Advertisement -

Ky vendim erdhi pasi që Florije Zatriqi e kishte dënuar me vetëm 8 muaj e 8 ditë burgim një të akuzuar për dhunimin e një 15-vjeçareje,

Aktgjykimi i Zatriqit nxiti reagime të shumta në vend, pasi që u vlerësua si dënim i butë dhe nxitës për rritjen e numrit të rasteve të dhunimeve seksuale në vend.

Lidhur me këtë rast pati reaguar edhe prokurori i Shtetit dhe Gjykata Supreme, që kërkuan masa disiplinore ndaj gjyqtares.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit