1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Suspendohet mjeku nga Lipjani: Gënjeu pacientin se EKG është jashtë funksionit

Rekomandime

Është suspenduar mjeku që i tha pacientit se testimet për EKG nuk ishin duke funksionuar, duke e gënjyer pacientin e shtyer në moshë.

Suspendimin e tij e kanë bërë të ditur nga Komuna e Lipjanit, ku Drejtori i Drejtoratit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Shkëlzen Hajdini ka suspenduar nga puna mjekun Faruk Gashi, mjek i përgjithshëm në QKMF-në në Lipjan.

- Advertisement -

“Pas konstatimit nga Drejtori QKMF-së dhe Shefi i Urgjencës në Lipjan se ekziston aparatura e nevojshme dhe EKG është në funksion si në QKMF ashtu edhe në Urgjencë, është suspenduar mjeku Faruk Gashi, mjekë i përgjithshëm, për shkak të neglizhencës dhe papërgjegjësisë kur ai deklaron rrejshëm se EKG është jashtë funksionit. Ky rast do të vazhdojë në procedura të rregullta ligjore”, thuhet në njoftimin e Komunës së Lipjanit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit