0.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Sveçla: Kam kërkuar angazhim maksimal të të gjitha njësive për arrestimin e autorit të krimit në Gllogjan

Rekomandime

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Gllogjan ku mbetën të vrarë tre persona.

Ai tha se ka ndërprerë vizitën dhe aktivitetet në Shqipëri dhe është nisur për në Gllogjan, teksa shtoi se ka kërkuar nga Policia e Kosovës angazhim dhe mobilizim maksimal, me të gjitha njësitë dhe formacionet e nevojshme, në mënyrë që autori i këtij akti të arrestohet sa më parë.

- Advertisement -

“Ndërkohë, kam qenë dhe jam në telefon me drejtuesit e forcave të rendit, për pasojë nuk kam mundur t’i drejtohem më herët opinionit publik. Kam kërkuar nga Policia e Kosovës angazhim dhe mobilizim maksimal, me të gjitha njësitë dhe formacionet e nevojshme, në mënyrë që autori i këtij akti makabër të arrestohet sa më parë”, ka thënë Sveçla, njofton Klankosova.tv.

Sveçla tha se bashkëndjejnë me familjaërt që kanë humbur të dashurit e tyre.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit