8.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Sveçla lavdëron kosovarët për zbatimin e masave në ditën e parë!

Rekomandime

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Mbrendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar opinionin publik lidhur me zbatimin e sotëm të masave kufizuese të marra nga Qeveria e Kosovës, në kuadër të luftës kundër coronavirusit, shkruan IndeksOnline.

- Advertisement -

Ai ka bërë të ditur se dita e parë ka qenë e planifikuar për të këshilluar njerëzit dhe për t’i informuar mbi masat dhe kufizimet.

“Ka patur ngecje të vogla, siç kanë qenë disa raste të mosrespektimit të distancës në radhët për marrjen e asistencës sociale, por policia ka ndërhyrë shpejt dhe është vendosur distanca mes qytetarëve. Po ashtu ka patur disa ankesa për mbyllje të disa bizneseve, edhe pse dita e sotme planifikohej të ishte vetëm ditë këshilluese”, tha ai.

Sveçla ka thënë se tërësi zbatimi i masave nga qytetarët ka qenë për t’u lavdëruar.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

“Të dashur miq përdorues të rrjeteve sociale, të nderuar qytetarë

- Advertisement -

Sot ka qenë dita e parë për zbatimin e masave kufizuese të marra nga Qeveria e Kosovës, në kuadër të luftës kundër coronavirusit.

Deri më tani nuk ka patur probleme të mëdha. Dita e parë ka qenë e planifikuar për të këshilluar njerëzit dhe për t’i informuar mbi masat dhe kufizimet. Ka patur ngecje të vogla, siç kanë qenë disa raste të mosrespektimit të distancës në radhët për marrjen e asistencës sociale, por policia ka ndërhyrë shpejt dhe është vendosur distanca mes qytetarëve. Po ashtu ka patur disa ankesa për mbyllje të disa bizneseve, edhe pse dita e sotme planifikohej të ishte vetëm ditë këshilluese.

Por në tërësi zbatimi i masave nga qytetarët ka qenë për t’u lavdëruar. Qytetarët, pa dallim partie, po e kuptojnë më mirë se politikanët se nuk është koha për konfuzion e debat, por të gjithë bashkë duhet të ruajnë veten dhe njëri-tjetrin.

Falënderim të madh e të veçantë meritojnë policët e Kosovës. Ata janë në vijën e parë të luftës kundër virusit, bashkë me mjekët. Kur të kalojë kjo krizë, shoqëria dhe shteti do të duhet t’i japin rëndësinë e munguar policëve të Kosovës. E në situatën aktuale i ftoj qytetarët të ruajnë nivelin më të lartë të respektit dhe bashkëpunimit me motrat e vëllezërit tanë me uniforma të kaltra.

Edhe një herë bëj thirrje për bashkim kundër virusit, dhe për zbatim të masave.

Ruani distancën, kufizoni lëvizjet, mbani higjienën. Gjatë epidemisë le të punojmë për shëndetin, jo për pushtetin”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit