8 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Sveçla: Vendimi për tabelat provuese RKS është marrë në koordinim me aleatët tanë ndërkombëtarë

Rekomandime

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla në një konferencë për media ka folur edhe një herë pas fillimit të zbatimit të reciprocitetit në targa ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai ka thënë se partnerët ndërkombëtarë kanë qenë të njoftuar për këtë vendim dhe se është bërë në koordinim me ta.

Ministri ka thënë se gjendja e sigurisë në Kosovë është e qetë.

- Advertisement -

“Në vazhdimësi sa i takon situatës së sigurisë ne angazhojmë të gjitha kapacitetet tona, dhe bashkëbisedojmë me dhe koordinohemi me të gjithë aletaët tanë. Edhe për këtë rast ata kanë qenë të njoftuar”, tha ai.

Sipas tij ky vendim u mundëson drejtuesve të automjeteve që të qarkullojnë deri në 60 ditë.

“Nga data 16 shtator asnjë veturë e pajisur me targa KS nuk ka të drejtë të lëviz në trafik dhe rrjedhimisht targat e vetme ligjore janë ato RKS”, shtoi ministri Sveçla, shkruan Repoirteri.net.

- Advertisement -

Sipas tij nga data 21 shtator përveç mundësisë së pajisjes së tyre me targa të përkohshme në kufi, qytetarët mund të pajisen edhe në të gjitha qendrat e regjistrimit të automjeteve në komuna.

Ai tha se gjendja e sigurisë është e qetë, Polica e Kosovës ka marrë masat që të mos pengohet lëvizja e njerëzve dhe mallrave.

- Advertisement -

Ministri Sveçla këtë vendim qytetarëve të komunitetit serb ua ka komunikuar edhe në gjuhën serbe.

Theksojmë se zbatimi i reciprocitet të targave ka filluar edhe në terren, ku gjatë ditës Policia e Kosovës ua ka hequr targat veturave serbe, derisa ua ka zëvendësuar me ato të përkohshme RKS.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit