1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Syla: Ka informacione që Vuçiqi ka dilema, të shohim a do të hajë Kurti pasul me hoxhën para zgjedhjeve

Rekomandime

Gazetari Valon Syla ka thënë në emisionin Pressing në T7 se deklaratat e ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, duhet të merren parasysh.

- Advertisement -

Syla flet edhe për takimin e 18 marsit që pritet të mbahet në Ohër, ku sipas tij, ka informacione që kanë filluar të blihen lule si simbolikë për arritjen e marrëveshjes, ndërsa në anën tjetër ka edhe informata që presidenti serb Aleksandar Vucic ka rezerva për arritjen e marrëveshjes.

“Ka informacione që në Maqedoni po blejnë lule. Por ka informacione që edhe Vucici ka dilemat e veta. Albini pret këtë që të fitojë edhe një mandat. Këto janë informata që vijnë nga korri diplomatik në Kosovë dhe gjetiu. Kjo nuk do të thotë se gjithçka është në rregull. Kjo nuk do të thotë se deklaratat e ambasadorit Hovenier nuk duhet të merren parasysh. Kujtojmë se kishte gra të ambasadorëve që i binin tengjerenve me Fitore Pacollin. Ju kujtohet në pandemi”, tha ai.

Syla shton se pushteti ka filluar të ndryshojë dhe se po dëgjon më shumë partnerët ndërkombëtarë.

- Advertisement -

“Kjo do të thotë se zyra e kryeministrit dhe presidentes kanë për qëllim të ndryshojnë qëndrime. Tash do të shohim Albin Kurti a do të hajë pasul me hoxhën në zgjedhjet e reja, qysh po rreh gjyks, apo do të shkojë në Ohër dhe do të ndalë përmajën”, përfundoi ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit