8 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Syla tregon se si ish-presidenti Thaçi e kishte ditur një ditë më herët se do te jepte dorëheqje

Rekomandime

Në këtë vit të parë që prej kur ish-presidenti Hashim Thaçi u dërgua në qëndrën e paraburgimit në Hagë, ka rrëfyer këtë ditë të para një viti, njëri prej bashkëpunëtorëve më të afërt të tij.

Ismail Syla ka përshkruar në detaje momentin kur Hashim Thaçi pati vendosur të jepte dorëheqje nga posti i Presidentit të Kosovës, për përballjen e tij me Gjykatën Speciale,.

- Advertisement -

”Atë paradite kanë ndodhur zhvillime procedural. Tek presidenti kam vërejtur një qetësi që e zotëron. Ai është një njeri që ka kaluar nëpër sfida edhe më të rënda dhe këtë rastin e orëve të fundit kur ai duhej të paraqitej këtu diku në hapësirat e EULEX-it, ai e kreu në mënyrën më të duhur në aspektin procedural, përgatitjen e tekstit për dhënien e dorëheqjes”.

”Në aspektin fizik dhe psikologjik, presidenti e ka një aftësi të zotërojë, pra, i mbyt ndjenjat, dhe gjithmonë e ka një qetësi që i reflektohet edhe në gjeste edhe në siguri. Pra, është çështje e personalitetit, e ke ose s’e ke brenda atë fuqi për t’i përballuar sfidat”.

Si e kumtoi tek ju se i ishte konfirmuar aktakuza dhe si e pritet dorëheqjen e tij?

- Advertisement -

”Zotri President [Hashim Thaçi] e ka ditur një ditë më parë këtë çështje dhe mua me mëngjes [Bekim] Çollaku më tregoi, më tha ‘’ta dish deri në ora 11.00 e kemi presidentin këndej’’ dhe mua më gjeti në një situatë të rëndë, ishte një situatë e rëndë, zhvillimi i aty për atyshëm të lë pa frymë, në kuptimin që brenda dy orësh e di se do të ndodhë një ngjarje që do hyjë në mbamendjen tonë”.

”Deri në ora 11.00 të gjitha procedurat ishin gati. Kur presidenti doli poshtë në oborrin e Presidencës, unë nuk kisha fuqi më për të shkuar dhe për t’u dokur në prapavijën e tij”./klankosova.tv/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit