-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Sylë Shala: Kështu siguruam armatim nga kazemra e ushtrisë Jugosllave në Celje të Sllovenisë, për t’i sjellë në Kosovë

Rekomandime

Sylë Shala, një veprimtar i çështjes kombëtare nga Leqina e Skenderajt, ka vazhduar me rrëfimin e tij, se si kishte arritur të siguronte armë në Evropë dhe t’i sjellte në Kosovë.

Pas publikimit të pjesës së parë të rrëfimit të Shalës, kësaj radhe, ai tregon se si kishte arritur që marrin pushkët automatike nga kazemra e ushtrisë Jugosllave në Celje të Sllovenisë.

- Advertisement -

Shala tregon se si Afrim Haliti i kishte lënë një porosi që të shkojë tek ai dhe të bisedojnë për një kapiten slloven i cili kishte mundësi të nxirrte aramtim nga kazemra në Celje.

“Një ditë Afrim Haliti më lenë një porosi në telefon të Enver Hajdarit që të shkojë për vizitë deri të ai në Celje. Të nësermën shkova në banesë të Afrimit për drekë që kaluam një ditë shumë të mirë shumë vëllazërore. Afrimi ishte djalë i jashtëzakonshëm, shumë miqësor dhe më vlera kombëtare. Pos tjerash Afrimi më thotë; baba i gruas time Selimi ka si hobi peshkimin dhe gjatë peshkimit është njohur më një kapiten slloven këtu në Celje, i cili i ka thanë Selimit se nga kazerma (vendqëndrimi i ushtrisë dhe armatimit) mund të nxjerrë armë automatike, çka mendoni për ketë nipash, vazhdon më tejë daja Afrim është rrezik i madhë më thotë dhe çmimi i tyre është 1500 DM për copë”, shkruan në rrëfimin e tij Shala.

Ai tregon se kishte vendosur për ‘po’, në lidhje me këto armë.

- Advertisement -

“Tani përgjegjësia ishte e imja se çfarë të them, shanset për mos më u zbulu nga sigurimin ushtarak ose atij slloven ishin po thuajse zero, por le të shkojë sa të shkojë, ishte diçka tjetër. Duke i njohurë dhe vlerat prej guximtari dhe atdhetari të Fazli Hajdarit dhe Fatmir Vidishiqit, vendosa të i kthejë një përgjigje të vështirë dajes Afrim: Po i thash veç a mundesh pa marrë parasyshë pasojat. Selimin e njofsha qysh me ardhjen time në Slloveni, isha taku disa herë te Afrimi, ishte burrë i mirë dhe i ndershëm”, tregon Shala.

Tutje, Shala thotë se është kthyer në Velenje dhe i tergoi Fazliut dhe Fatmirit, të cilët e përkrahën për këto armë.

- Advertisement -

“Tani pas dy ditësh Afrimi në telefon të Enverit më lenë një porosi që të shkojë deri te ai në mbrëmje, pasi që arrita te Afrimi më thotë se armët i ka pru Selimi, në podrum i kam. Pa humbur kohë armët i mora në dy thasë, nga dy copë i futa në veturë dhe nga Celja i pruna në Velenje ku më pritën Fazliu me Fatmirin. Pasi që armët i rehatum, i u thash që herën tjetër kur të shkojmë me i marrë armët tjera duhet të ju dergojmë të hollat, pasi nuk i kishim të gjitha të hollat, një pjesë e armëve Fazliu ju dha dy shqiptarëve nga Presheva kështu që për çdo dy a tri ditë armë kemi marrë me Fazliun e ndonjë herë më Fatmirin”, përfundon Sylë Shala.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit