Gjatë fushatës zgjedhore kemi dëgjuar parashikimet nga më të ndryshmet. Të gjithë pretendonin të merrnin disa ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Njëri nga ta ishte Milaim Zeka me partinë e tij të re, Partia Euroatlantike e Kosovës që hyri në garë me shumë fjalët se do të merrte 8 deri në 10 ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Por, kjo parti jo që nuk e kaloj pragun, por ishte njëra nga subjektet më të dobëta sipas rezultateve.
Zeka si lider i kësaj partie, nga 12 mijë e 82 vota që i kishte pasur në vitin 2017-të, këtë vit ka vetëm 795 vota.