Sunday, July 21, 2024

Tadiq: Ndërkombëtarët mbështesin Vuçiqin, do të marrin nga ai atë çfarë duan për Kosovën

- Advertisement -
- Advertisement -

Ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, thotë se përkrahë bojkotin e zgjedhjeve në Serbi. Sipas tij presidenti aktual e ka futur Serbinë në një situatë të abnormalitetit.

“Vuçiq ka sjellur abnormalitet në jetën tonë të përditshme”, ka thënë Tadiq, i cili është edhe psikolog me profesion, shkruan N1, transmeton Gazeta Express.

Sipas tij ideja për bojkot do të kontribuonte në normalizimin e situatës sociale dhe jo vetëm asaj politike.

- Advertisement -

“Ideja për bojkot të zgjedhjeve, kontribuon për normalizimin e situatës sociale, dhe jo vetëm situatën politike” ka shtuar ai.

“Vuçiq ka krijuar një situatë të padurueshme në vend. Duke injektuar shijen e tij të keqe, vulgaritetin, pavendosmërinë, agresionin dhe të gjitha format e tjera që karakterizohet personaliteti i tij. Ai solli një anomali në jetën tonë të përditshme”, ka potencuar tutje Tadiq.

Ndërkohë kërkesën e ndërkombëtarëve që opozita të mos bojkotojë zgjedhjet, e sheh si një përpjekje për të mbajtur Vuçiqin në pushtet pasi që nga ai do të marrin çfarë duan për Kosovën, dhe jo sepse iu intereson demokracia në Serbi.

- Advertisement -

“Ata nuk e bëjnë këtë sepse besojnë në demokraci, por sepse duan të marrin nga Vuçiq atë që dëshirojn për Kosovën”, ka shtuar ndër të tjera Tadiq.

- Advertisement -

Të fundit

- Advertisement -

Lajme të lidhura