3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Tahiri: Çka po ndodh me ketë qeveri, para syve të saj po ngriten struktura paralele serbe

Rekomandime

Tahiri: Çka po ndodh me ketë qeveri, para syve të saj po ngriten struktura paralele serbe

- Advertisement -

Serbia ka filluar ndërtimin e objektit të përhershëm të të ashtuquajturit “Universiteti i Prishtinës” me seli të përkohshme në Mitrovicë.

Investimi në mbi 6 milionë euro do të bëhet nga Qeveria e Serbisë përmes Zyrës për Kosovën, që funksionon në kuadër të saj.Drejtori i kësaj zyreje Petar Petkoviq, hodhi gurthemelin për ndërtimin e Universitetit të premten në Mitrovicën Veriore.

Ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri, e cila ka qenë edhe kryenegociatore e Kosovës në bisedime me Serbinë, ka thënë se çfarë po ndodh me ketë qeveri që para syve të saj po ngriten struktura paralele serbe.

- Advertisement -

“Derisa ne si qeveri dhe unë si kryenegociatore bëmë shuarjen e strukturave paralele serbe në veri, çfarë po ndodh me ketë qeveri që para syve të saj po ngriten struktura paralele serbe. Hiq ma larg se sot Serbia vuri themelet e universitetit paralel në veri…”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit