8.8 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Tahiri-gastronomëve: Meqë ju s’po na qitni kafe, ejani ju qes unë

Rekomandime

Shoqata e Gastronomëve të Kosovësi ka shpallur “non grata” anëtarët e Qeverisë së Kosovës dhe i kanë privuar ata nga kafetë.

- Advertisement -

Por, me të kundërtën i është përgjigjur zëvendëskryeministri Besnik Tahiri, i cili i ka ftuar ata në zyrën e tij për t’i shërbyer me kafe, njofton Klan Kosova.

Tahiri shkroi se masat e ndërmarra nga Qeveria nuk ia ndaluan plotësisht punën gastronomëve, pavarësisht gjendjes së rëndë epidemiologjike.

“Meqë nuk e paskeni kuptuar saktë vendimin e Qeverisë që në një situatë tmerrësisht të rëndë u ka lënë hapësirë që të punoni, minimalisht 14 orë në ditë, edhe pse ka pasur ide që të mbyllej gjithçka, dhe meqenëse ju nuk po qitni kafe, atëherë ju thërras unë të gjithë juve nesër në ora 12 për kafe, në zyrën time, në Qeveri. Aty do të sqaroheni edhe më shumë! Mirë se vini!”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit