1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Tahiri i del në krah Hotit: Nuk ka shkuar për qejf ne Bruksel

Rekomandime

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri ka thënë se kryeministri Hoti nuk ka udhëtuar për qejf ne Bruksel por se e ka obligim kushtetues. Kjo deklaratë vjen pas një reagimi të Keshilltarit të Presidentit Adil Behramaj i cili akuzoi Hotin që ka shkuar ne takimin e Brukselit.

- Advertisement -

Kështu ishte shprehur Behramaj para takimit Hoti – Vuciq.

Por, Tahiri thotë se sot te gjithë duhet te jenë me Thaçin në Hagë dhe Hotin në Bruksel.

“Secili shqiptar që frymon dhe mendon shqip, sot është me presidentin Thaçi në Hagë, për shkak se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë luftë e drejtë dhe saktësisht dihet kush është viktima dhe kush është agresori. Dhe secili prej nesh është 100% në vijë me këtë”, tha Tahiri.

“Avdullah Hoti nuk ka shkuar për qejf në Bruksel, nuk është atje se ka pasur një udhëtim të qejfit, por ka pasur detyrë dhe obligim që buron nga Kushtetuta e Kosovës dhe po ashtu prej përkushtimit të Kosovës për një dialog”, u shpreh Tahiri përmes një postimi.

- Advertisement -

“Në secilin moment që Kosova i ka ikur tavolinës ka humbur. Po ashtu, të gjithë ata që frymojnë dhe mendojnë shqip janë me përfaqësuesin legjitim të këtij populli që është në Bruksel, pra me z. Avdullah Hoti. Pra, janë dy procese të ndara: kë e përfaqëson; si e përfaqëson. Këto janë dy tema politike që duhet të trajtohen. Secila tendencë për t’i dobësuar, z. Thaçi në Hagë e z. Hoti në Bruksel, është dëmtim drejtpërdrejt i interesit kombëtar shqiptar të Republikës së Kosovës.”, përfundon Tahiri.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit