-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Tahiri: Të dakordohemi për një datë që Kuvendi të shpërbëhet

Rekomandime

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka bërë thirrje që Kuvendi të shpërbëhet, sepse siç u shpreh, “këtë vetëm qeverisje nuk mund ta quaj”.

Gjatë fjalimit në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ai kritikoi qeverisjen aktuale dhe atë të kaluar, duke thënë se ky Kuvend është jofunksional.

“Koalicioni i shpresës” solli degradimin më të madh që ka mundur me e pa shoqëria jonë, si në ekonomi, shëndetësi, etj. Është viti që shoqëria jonë po e rrënon arsimin në këtë gjendje pandemie, ky është rezultati i 6 tetorit, i ‘Koalicionit të shpresës’”.

- Advertisement -

Sot po pretendojnë se po qeverisin në një koalicion, i cili asnjëherë nuk po arrin t’i ketë më shumë se 35 deputetë të pranishëm në këtë sallë.

Këtë vetëm qeverisje nuk mund ta quaj”.

“Është koha të ulemi dhe të dakordohemi për një datë që ky Kuvend të shpërbëhet.

- Advertisement -

Ky Kuvend është jofunksional.

Të mblidhemi bashkë dhe ta shpëtojmë këtë shoqëri nga degradimet që po i bëhen”, deklaroi Tahiri.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit