1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Takimi Hot –Vuçiq në vëmendje të mediave gjermane: Përpjekja e SHBA-së dështoi në qershor

Rekomandime

Takimi i djeshëm në mes të Kryeministri të Kosovës, Avdullah Hoti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq mori vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Ky takim në mes këtyre dy liderëve të Ballkanit është pritur që nga vitit 2018.

Një nga mediumet gjermane “Tagesschau.de”, ka shkruar për takimin e djeshëm ku ka treguar se cfarë është diskutuar në këtë takim të drejtuar nga Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell.

- Advertisement -

Në këtë shkrim përmendet po ashtu njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia si dhe dështimi i takimit të krerëve kosovar në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, takim ky i thirrur nga i Dërguari Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), për bisedimet në mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell.

“Bisedimet në mes Serbisë dhe Kosovës kanë qenë në pritje që nga nëntori i vitit 2018. Përfaqësuesit e të dy vende tani janë takuar përsëri për herë të parë për të vazhduar negociatat për normalizimin e marrëdhënieve”, nis shkrimi i “Tagesschau.de”.

Dy politikanët njëri nga Kosova dhe Serbia u takuan për herë të parë pas 20 muajsh në Bruksel për të biseduar ku ndërmjetës i tyre është Bashkimi Evropian (BE). Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell pret diskutime konstruktive që do të kontribuojnë në normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan Gazeta Insajderi.

- Advertisement -

Borrell ka bërë thirrje për një gatishmëri për kompromis nga të dyja palët. Ai ka thënë se është i lumtur që BE-ja ishte “përsëri në drejtimin e këtij procesi”.

Tutje, Borrell ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në takim me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti kanë treguar angazhimin e tyre të vendosur për dialog midis tyre të drejtuar nga BE, raporton Gazeta Insajderi.

- Advertisement -

Derisa dy liderët e Ballkanit kishin zhvilluar një video-konferencë të dielën me Përfaqësuesin Special të BE-së për Ballkan, Mirosllav Lajçak, ndërsa të premten e kaluar, Kancelaria gjermane, Angela Merkel dhe Presidenti francez, Emmanuel Macron kishin qenë ndërmjetëses midis Hotit dhe Vuçiqit në një video-samit.

‘Njoha’ si çështja kyçe

Qëllimi i bisedimeve është sqarimi i marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës. Aktualisht situata është e tensionuar sepse Kosovës është e banuar nga shqiptarët, e cila është nda nga Serbia më 1999 me ndihmën e NATO-së dhe ka shpallur pavarësisë në vitin 2008. Më shumë se 100 vende, përfshirë edhe Gjermaninë kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Ndërsa Serbia, Rusia, Kina dhe pesë vendet e BE-së nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës.

Të dyja vendet duan që të anëtarësohen në BE. Bisedimet ndërmjetësuese nga BE-ja midis dy qeverive asaj të Beogradit dhe Prishtinës kanë filluar në vitin 2011 që quan në një lehtësim të jetës së përditshme të qytetarëve si dhe një liri të caktuar për udhëtim midis dy vendeve të Ballkanit. Por palët deri më tani nuk kanë qenë në gjendje të tejkalojnë dallimet e tyre lidhur me çështjen e njohjes.

Përpjekja e ShBA-së dështoi në qershor

Një përpjekje e qeverisë amerikanë e nisur nga Presidenti, Donald Trump për të rifilluar procesin e dialogut ka dështuar. Një takim i lartë në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, i planifikuar për në fund të qershorit dështoi pasi që Prokuroria Speciale e Kosovës në Hagë ngriti padi [ende të pakonfirmuar] për Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Ai është duke u akuzuar për krime lufte me ç’rast, Thaçi dhe Hoti anuluan pjesëmarrjen e tyre në këtë takim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit