3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Takohen Haziri e Gjini, ç’po “ziejnë” nënkryetarët e LDK-së e AAK-së?

Rekomandime

Sot në mesditë janë takuar dy nënkryretarët, ai i LDK-së Lutfi Haziri dhe ai i AAK-së Adrian Gjini.

Mediat kanë publikuar fotografi nga ky takim që është realizuar në njërin nga restorantet e Prshtinës në lagjen Pejton, në afërsi të selisë së Nismës Socialdemokrate.

Reporteri.net ka provuar të marrë një përgjigje nga Haziri për ta pyetur cila ka qenë arsyeja e takimit, por ai nuk është përgjigjur në thirrjen telefonike.

- Advertisement -

Nuk dihet nëse ky takim ka qenë i rastësishëm, apo Haziri e Gjini kanë folur rreth një koalicioni të mundshëm mes tyre.

Kujtojmë se LDK nuk e ka përjashtuar mundësinë që pjesë e qeverisë së ardhshme të bëhet edhe AAK-ja e Ramsuh Haradinajt.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit