Votat e Kolegjit Zgjedhor shtet më shtet, tradicionalisht kanë marrë një rëndësi të jashtëzakonshme për shkak të sulmit të Trump në procesin demokratik.
Duke shtyrë pretendimet e rreme të mashtrimit të përhapur, Trump ka bërë presion ndaj zyrtarëve shtetërorë që të hedhin rezultatet e zgjedhjeve dhe ta shpallin atë fitues.
Rezultatet e zgjedhjeve tregojnë se Biden, ish nënkryetari Demokrat, fitoi 306 vota elektorale – duke tejkaluar 270 të nevojshëm për të fituar – pas katër vitesh qeverisjeje nga Trump. Biden dhe Kamala Harris pritet të marrin detyrën në 20 janar.