12.7 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Taktikë Iufte, banorët përmbytën fshatin për të ndaluar rusët: Shpëtuam Kievin

Rekomandime

Fshatarët në Demydiv, në veri të Kievit, përdorën një taktikë të pazakontë për të parandaluar një suIm me tank rus në kryeqytet.

- Advertisement -

Sipas një raporti në The New York Times, banorët hapën një digë aty pranë dhe dërguan qëllimisht ujë në fshatin e tyre, duke e përmbytur.

Lëvizja krijoi një moçal që e bëri të pamundur kalimin e tankeve ruse dhe bleu kohë të çmuar për ushtrinë ukrainase për të ndërtuar mbrojtjen e saj në Kiev.

Tashmë banorët po përballen me ujërat e përmbytjeve në shtëpitë e tyre, por nuk duket se janë penduar.

- Advertisement -

Pensionistja Antonina Kostuchenko tha për gazetën: “Të gjithë e kuptojnë dhe askush nuk pendohet për asnjë moment. Ne shpëtuam Kievin!”

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit