19.2 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Tallet gazetari boshnjak: Nëse s’ka kënduar Daçiqi, kjo ndejë nuk ia vlen

Rekomandime

Gazetari boshnjak, Aleksander Brezar ka ironizuar me darkën në Beograd të kryeministrit shqiptar, Edi Rama me liderët serbë, Aleksander Vuçiq dhe Ana Bërnabiq si dhe kryeministrin malazez e zv/kryeministrin maqedonas.

Brezar në një postim në Twitter, është shprehur se “kjo ndejë s’ka kuptim nëse aty s’ka kënduar Daçiq”, shkruan lajmi.net.

- Advertisement -

“Nëse Daçiq nuk ka kënduar ‘Miljacka’ kjo ndejë nuk ia vlen”, ka shkruar Brezar.

Kujtojmë se fotoja e darkës është bërë publike në rrjetin social Instagram, ku presidenti Vuçiç shkruan me krenari për verën që u ka ofruar miqve nga Ballkani.

“Një mbrëmje e mrekullueshme në restorant “Salon 1905” me miq nga rajoni, Edi Rama, Zdravko Krivokapic dhe Nikola Dimitrov. Unë dhe Ana Brnabić u dhuruam mysafirëve tanë verëra të shkëlqyera serbe dhe guxuam t’i krahasonim me verërat shumë të mira franceze. Miqësia jonë është miqësi për të ardhmen e gjithë rajonit”, ka shkruar Vuçiq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit