3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

“Tarzani” i botës reale që jeton në xhungël prej 40 vitesh, nuk e di që ekzistojnë femrat

Rekomandime

49-vjecari Ho Van Lang, tashmë jeton në një fshat të vogël vietnamez ku ka nisur të përshtatet të jetojë mes njerëzve të tjerë, pasi ai bashkë me familjen ishin larguar nga civilizimi gjatë luftës së Vietnamit.

- Advertisement -

Ai njihet tashmë si një “Tarzan i botës reale” pasi ka jetuar 41 vjet në xhungël larg civilizimit dhe nuk e dinte që ekzistonin gratë.

Familja e tij u arratis drejt xhunglës kur bombat amerikane vranë gruan e babait të tyre Ho Van Thanh, gjatë luftës së Vietnamit në 1972.

Lang, vëllai i tij Tri, dhe babai Ho kaluan shumicën e jetës së tyre thellë në xhunglën e Vietnamit

- Advertisement -

Babai i tyre kishte një frikë të madhe për t’u rikthyer në civilizim pasi nuk besonte se lufta e Vietnamit do të mbaronte.

Lang dhe familja e tij u detyruan të mbijetonin duke u bërë gjuetarë të aftë, duke ngrënë ato që ofronte xhungla.

- Advertisement -

Ata vrisnin majmunë, gjarpërinj, zvarranikë dhe çdo krijesë tjetër të cilën ua sillte rastësia.

Lang thotë se ushqimi i tij i preferuar ishin kokat e minjve të pyllit.

Kur u pyet se çfarë janë femrat, ai tregon se babai i yre nuk ua kishte shpjeguar asnjëherë.

Lang tani ka parë gratë në fshat, por gjatë kohës që hetonin në xhungël familja e tij ka parë vetëm pak njerëz të tjerë, dhe sa herë ndodhte kjo ata fshiheshin prej tyre.

“Ata gjithmonë largoheshin kur shihnin njerëz në distancë,” thotë Alvaro Cerezo, burri që e kishte zbuluar familjen në 2015 dhe e bindi të rikthehej në komunitetet.

Cerezo tregon për rrjetin australian news.com.au: “Më e çuditshme është se ata edhe sot nuk bëjnë dot dalimin mes një burri e një gruaje, ai nuk e di ndryshimin mes tyre”.

“Unë jam i sigurtë se Lang nuk ka pasur asnjëherë dëshirë seksuale dhe se instinkti i tj i riprodhimit nuk është shfaqur asnjëherë në kokën e tij”.

Edhe vëllai i tij e përshkruan atë ai një “bebe në trupin e një burri” që nuk kupton asnjë nga konceptet bazë shoqërore.

Ai thotë: “Nëse i kërkoj Lang që të rrahë dikë, ai e bën menjëherë. Nuk e di ndryshimin mes të mirës e të keqes. Lang është si një fëmijë, nuk di asgjë”.

Por raportimet thonë se Lang “po përshtatet mirë me jetën e tij të re” dhe i pëlqen kur sheh kafshet që janë miqësore me njerëzit”, pasi ky ka qenë një nga ndryshimet më të mëdha me jetën në xhungël./TCH

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit