7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

UFO e misterioze në qiellin e Indisë/ Vendasit tremben mos është raketa kineze

Rekomandime

Një top i zjarrtë i mistershëm është parë së fundmi në qiejt e Indisë, që po bën vendasit të vrasin mendjen nëse kanë fatin të presin mbetjet e raketës famëkeqe jashtë kontrolli të Kinës, për të cilën mediat perëndimore po ‘buçasin’ prej disa ditësh.

- Advertisement -

Disa nga vendasit spekulonin se mund të jetë një UFO por shumica besonin se ishte raketa e modulit hapësinor të Kinës, e cila sipas parashikimeve mund të bjerë kudo brenda 41 gradëve në jug ose në veri të Ekuadorit, një hapësirë kjo ku përfshihet dhe Delhi, kryeqyteti i Indisë.

Pamjet e publikuara nga India tregonin një top hapësinor zjarri që lëvizte në qiellin e natës në terrioret e Jammu e Kashmir.

Në video disa nga vendasit dëgjohen që pyesin të habitur: “Mos është një satelit i orbitës së ulët, një dron, ose raketa gjigande kineze jashtë kontrolli?”

- Advertisement -

Ndërsa zëri i çuditur i një fëmije thoshte: “Duket se është plot me zjarr. Nuk kemi parë ndonjëherë kështu.”

- Advertisement -

Një tjetër banor vendas Aijaz, shtonte: “Nuk duket si një dron, më shumë duket si një UFO”

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit