1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Tayna pyetet për jetën e saj seksuaIe, kjo është përgjigja e saj

Rekomandime

Reperja e njohur shqiptare, Doruntina Shala – Tayna, ka qenë e ftuar këtë javë në emisionin “Prive”.

Ajo ka rrëfyer në 50 pyetje detaje nga jeta e saj artistike dhe ajo emotive, duke treguar ndër të tjerash edhe se arsyeja e pauzimit të saj pak vitin e kaluar ishte për shkak të disa problemeve private shëndetësore.

- Advertisement -

Megjithatë, në një moment ajo u ngacmua me pyetjen se “a po gjen kohë për jetën e saj seksuale”.

Dhe duke dashur t’i shmanget me mjeshtri pyetjes, Tayna refuzoi të përgjigjet duke thënë se këtë e bën në respekt të myslimanëve që agjërojnë gjatë Muajit të Ramazanit.

“Tash është ramazan, i përshëndes të gjithë ata që agjërojnë edhe Zoti ua pranoftë agjërimin, faleminderit – vazhdojmë me pyetjen e radhës”, u shpreh rep-artistja nga Prizreni.

- Advertisement -

Tayna përndryshe tregoi edhe se këtë verë do të jetë shumë aktive me projekte muzikore, duke premtuar se do të publikojë deri në tetë këngë deri në përfundim të sezonit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit