2.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Të afërmit e bëjnë për spital “kosovarin që jeton mes ujqve”

Rekomandime

Është suImuar fizikisht Hysni Rexhaj, i njohur si “njeriu që jeton mes ujqve”.

- Advertisement -

I kontaktuar nga klankosova.tv ai tha se është suImuar fizikisht nga disa të afërm.

Sipas tij kjo ka ndodhur për motive xhelozie.

“Po, jam suImuar fizikisht nga disa të afërm për motive xhelozie. Aktualisht jam duke u trajtuar në spital. Rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:00”.

- Advertisement -

Policia e Kosovës nuk ka dhënë detaje ende lidhur me rastin.

Rexhaj mban plot ujq në shtëpi. Një histori e veçantë, të cilen e kushte treguar vet.

- Advertisement -

“I mbaj për qejfin tim. Më shumë kam shpenzime se sa fitim, por jam i kënaqur”, thotë Hysni Rexhaj nga Osekhyla e Gjakovës, i cili jeton me 6 ujq dhe me shumë kafshë e shpezë të tjera të egra.

Hysni Rexhaj la jetën e mirë Zvicër për jetuar në mesin e gjashtë ujqve në fshatin Osekhylë të Gjakovës. Ai thotë se mbajtjen e kafshëve të egra e kishte pasion që nga mosha e fëmijërisë.

Rexhaj, i cili merret me rritjen e ujqve, i ka vënë njërit prej ujqve të tij mbiemrin e presidentit amerikan, Trump. “Këtë emër ja kom ngjitë si lloj falënderimi për Amerikën që na ka ndihmu, ka kontribu në kohën e luftës. Ata kanë bo shumë për neve. Po ashtu ky është origjinal dhe i bukur dhe për atë arsye ja kam vënë edhe emrin”, thotë Rexhaj për Albinfo.ch.

Nuk është e lehtë të punosh me ujq

Ai shton se është goxha e vështirë për t’i mbajtur gjashtë ujq, por ai këtë e bën me dëshirë. “Për me u marrë me ujkun është bukur vështirë se duhet edhe pak me qenë talent se nuk mundet edhe gjithsekush me bo këtë punë. Unë i bëj do sende çka s`i bëjnë tjerët, jam i kënaqur që i kam këta gjashtë bukurosh, sepse janë shumë të afërt”, thekson Rexhaj.

Burri nga Gjakova që u rikthye pas luftës nga Zvicra në Kosovë, potencon se e kishte ëndërr të jetonte me ujq.

“Ëndrra ime u konë me e bo këtë kopsht zoologjik. Por këtu kërkohen do kushte, nuk është kollaj me i mbajt edhe brenda sepse këta dojnë edhe ushqim edhe mirëmbajtje. Jam shumë i dashuruar në ta. Ua kam dhanë njëfarë trajnimi kështu që ata janë të qetë dhe të relaksuar. Për momentin i kam gjashtë”, thotë Rexhaj.

4 ujq i ka zënë vetë me dorë

Ai pastaj tregon për albinfo.ch se ku i marrë ujqit.

“Disa i kam zënë, e disa i kam ble. Katër i kam zënë me dorë. Kam dashuri ndaj tyre e këta kanë ndaj meje”, sqaron Rexhaj.

Hysniu, në kopshtin e tij zoologjik tani ka 2500 kafshë e shpezë të ndryshme. Mes tyre: 6 ujq, mace të egra, dhelpra e deri te shpezët si: shqiponja, fëllënza e çka jo tjetër. Kështu, në fshatin Osekhylë të Gjakovës tani jeton familja tetë anëtarëshe e Hysni Rexhajt, që merret me rritjen e qindrave shpezëve dhe shtazëve të egra.

Rexhaj kujdeset për kafshë dhe shpezë që nga mosha 6-vjeçare. Për punën që bën, ai thotë se nuk është punë e lehtë dhe ka shpenzime.

“Më shumë i mbaj për qejfin tim, më shumë kam shpenzime se sa fitim me i mbajt, por jam i kënaqur”, përfundon Rexhaj.

Një kopsht i vërtetë zoologjik

Në kopshtin e tij zoologjik, pos ujqve, mund të hasësh mace të egra, dhelpra e deri te shpezët, si shqiponja, fëllënza e çfarë jo tjetër. Ai kërkon ndihmë nga institucionet për zgjerimin e kopshtit zoologjik.

Duhen kushte

“Këtu kërkohen do kushte, nuk është kollaj me i mbajt edhe brenda, sepse këta donë edhe ushqim, edhe mirëmbajtje. Jam shumë i dashuruar në ta. Ua kam dhanë njëfarë trajnimi këshu që ata janë të qetë dhe të relaksuar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit