-0.8 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Të akuzuarit nga Specialja kërkojnë mbështetje financiare nga shteti, Selimi: Shpresoj që gjatë kësaj jave të bëhet transferimi i mjeteve

Rekomandime

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka thënë të martën se kanë pranuar disa kërkesa për mbështetje financiare nga të akuzuarit nga Gjykata Speciale.

- Advertisement -

Duke mos dhënë shumë informacione për këtë çështje, Selimi ka thënë se së shpejti do të bëhet adresimi i kërkesave dhe transferimi i mjeteve.

“Kisha qenë i rezervuar… Kemi pranuar disa kërkesa. Shpresoj që gjatë kësaj jave kërkesat do te adresohen dhe të bëhet transferimi i mjeteve”, ka thënë ai në konferencën e fundvitit.

Ditë më parë, për ish-presidentin Hashim Thaçi dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, u hapën fonde për mbështetje financiare për procesin e përballjes me Specialen në Hagë.

- Advertisement -

Bashkë me Thaçin e Veselin, për krime lufte, po akuzohen edhe Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi. Pos tyre, nga Specialja janë arrestuar edhe Salih Mustafa, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit