1.2 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Të bllokuar në Morin, qytetarët e Shqipërisë të revoltuar: Te greku na lejojnë, çfarë bëhet kështu

Rekomandime

Shqiptarët e Shqipërisë janë duke hasur pengesa të mëdha për të kaluar në Kosovë për shkak të masave të marra prej Qeverisë atje.

Problemi u shfaq ditën e djeshme kur me hapjen e kufirit nga Shqipëria, mijëra shqiptarë të Shqipërisë morën makinat për të kaluar në Kosovë, por papritur atje u përballen me kushtet e Policisë së Kosovës, sipas të cilës lejohej futja vetëm për ata që kishin bërë një test dhe kishin dalë negativ brenda katër ditësh ose të qëndronin për 7 ditë në karantinë.

- Advertisement -

Kjo pengesë bëri që gjatë ditës së djeshme të ktheheshin mbrapsht mijëra qytetarë, ndërsa problemi vijon edhe sot. Në një reagim për Abc News, zyra e për informim e Policisë së Kosovës konfirmon se nuk ka asnjë ndryshim te kushtet e futjes në territorin e Kosovës.

Ndërkohë, qytetarët që kanë mbetur në kufi, për shkak se u kërkohet testi, shprehen të revoltuar për Abc News, se ky rregull nuk duhej të ishte vënë.

- Advertisement -

Ata vënë në dukje se pala shqiptare nuk kërkon teste për kosovarët, ndërsa ka dhe prej tyre që kërkojnë që testet të bëhen nga shteti në kufi.

Një qytetare shprehet: “Jemi kthyer se nuk po na lënë autoritetet kosovare. Ne kemi dy raste vdekjesh, djali i dajës dhe vajza e dajës. Kemi ardhur nga Tirana, tre makina e nuk po na lejojnë. Duhet të kishim bërë tamponin. U treguam që jemi për vdekje.. Ndërkohë që ne shqiptarët, në kohën e luftës së Kosovës i gjithë Kukësi u ngrit në këmbë erdhi duke pritur vëllezërit kosovarë, në na ndalojnë. Sidomos për rast vdekjeje.”

- Advertisement -

Ndërsa një tjetër qytetar vë në dukje se nuk janë ndaluar në kufi me Greqinë, “ndërsa këtu nuk na lejojnë”

“Te greku na lejojnë, këtu s’na lejojnë. Llogarite tani, doganat tona. Çfarë bëhet kështu,” shprehet ai.

Nga ana tjetër, një qytetar tjetër, që vinte nga Tirana, shprehet i revoltuar se testi duhet bërë nga shteti.

Qytetari: “Më kanë kthyer dy herë, më kërkojnë tampon. Shko bëje 30 euro, ore jo 30 euro, 300 mijë euro me qen, s’ka ku e merr shteti, se me qen ma kishte bërë mua atje. Unë vij nga Tirana, me qene ma kishte bo. Unë s’kam asnjë problem në botë, jam si kokrra e mollës. Po të jetë për raport mjekësor vete në Kukës dhe e marr. Ç’lidhje ka tamponi, po ai që vjen prek Kosove këtej, kush i bën tampon këtu? Nëse është i mundur më i bo, pse nuk i bëka shteti, t’i lërë këtu. Edhe për daljen edhe për hyrjen. Për ne dhe për ata.”

Kujtojmë këtu se sot do të lejohen të futen në territorin e Kosovës ata persona që kanë një test negativ të koronavirusit brenda katër ditëve ose nëse futen, duhet të qëndrojnë 7 ditë në karantinë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit