Më 6 tetor ditë e diele, qytetarët e Kosovës do t’iu drejtohen kutive të votimeve për të votuar kandidatët e tyre të preferuar për deputetë si dhe njërin ka kandidatët për kryeministër të ardhshëm të Kosovës.
Në këto zgjedhje, gjithsej numri i votueseve është 1,937,868, kurse në garë janë 25 subjekte politike.
Në mënyrë që qytetarët të mos maltretohen duke kërkuar vendin se ku do të votojnë, KQZ në web faqen e tyre ua mundëson qytetarëve që të shikojnë adresën e saktë të vendvotimit.
Votuesit mund të mësojnë qendrën e votimi duke klikuar KËTU
Ndërkohë që nga 17 shtatori është i hapur afati për votuesit nga diaspora, ata do të mund të votojnë përmes postës deri më datën 5 tetor.
Ndryshe sot është dita e fundit e fushatës zgjedhore, e cila ka zgjatur 10 ditë që nga 25 shtatori, nesër ditë e shtunë do të jetë heshtje zgjedhore. Të dielën të gjithë qytetarët më të drejtë vote mund të votojnë që nga ora 07:00 e deri në orën 19:00 kur edhe mbyllën qendrat e votimit.