14 C
Pristina
Sunday, April 7, 2024

Të famshmit kosovarë të infektuar me koronavorus rrëfejnë për simptomat dhe përjetimet

Rekomandime

Në mesin e 1,759 të infektuarve me koronavirus në Kosovë, ka edhe persona të njohur për publikun. Disa nga këto figura kanë rezultuar së fundmi pozitiv me Covid-19, e disa të tjerë tashmë e kanë fituar betejën me virusin me origjinë nga Kina.

Duke u deklaruar vetë publikisht, të famshmit kosovarë kanë treguar për simptomat si dhe kanë përcjellë edhe mesazhe sensibilizuese për qytetarët.

- Advertisement -

Rastet e reja të regjistruara mbrëmë, kanë konfirmuar rezultatin pozitiv me Covid-19 të kryetarit të Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati.

Kastrati ka bërë të ditur se është rast kontakti nga një koleg tij nga Prishtina, i cili ditë më parë ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Kryetari i Kamenicës thotë se nuk ka ndonjë simptomë, gjithsesi vijon të qëndrojë i izoluar.

- Advertisement -

“Nuk kam asnjë simptomë por do të qëndroj i vetizoluar sipas rekomandimeve të IKShPK-së. Do t’i dorëzoj të gjitha kontaktet e mia pranë Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, por ju lus të gjithëve që jemi takuar ditëve të fundit të vetizoloheni për disa ditë dhe të lajmëroheni nëse keni simptome”, shkruan Kastrati.

- Advertisement -

Mbrëmë pozitiv me koronavirus rezultoi edhe menaxheri i njohur i artistëve, Dekorim Sahiti.

Lajmin e dha vetë Sahiti, në një postim në profilin e tij në Facebook.

“Menjëherë, unë jam vetizoluar dhe jam në gjendje të mirë shëndetësore”, shkroi Sahiti ndër të tjera.

Të premtën që lam pas, njoftoi edhe Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi, për rezultatin pozitiv me koronavirus.

Prestreshi pohon se koronavirusin e ka marrë me shumë sportivitet dhe kujdesje, sipas rekomandimeve të ekspertëve.

Duke folur për simptomat, Prestreshi thotë se ka pasur djersitje, kokëdhembje dhe dhimbje të trupit.

Dy muaj më parë betejën me koronavirus e fitoi ish-banori i “Big Brother Albania”, Petrit Bylykbashi.

Madje, tani Bylykbashi po bën shaka me periudhën që ka kaluar.

“Kur e kom pas une Covidin, 2 a 3 veta në Prishtinë s’di a e kanë pas a jo”, shkruan në profilin e tij në Facebook, ish-banori i Big Brother.

Një prej të prekurve nga Covid-19 ishte edhe këngëtari nga Ferizaj, Jetmir Hyseni, i cili qëndroi për 23 ditë i hospitalizuar në Qendrën Spitalore Universitare në Prishtinë.

Pasi u shërua, këngëtari i ka këshilluar të tjerët që të kenë kujdes, duke u treguar se çfarë dhimbje ka përjetuar nga ky virus.

“Dua t’ju bëj me dije se ky virus më ka shkaktuar mundime, temperaturë të lartë dhe ethe të papërshkrueshme, pneumoni që u konfirmua me anë të rentgenit dhe testit të gjakut. Mos i dëgjoni ata që thonë “Hajt se s’është kurgjo, grip hesapi”. Nuk po them të bëni panik, por mos e neglizhoni. Rrini n’shpi”, ka shkruar Hyseni në Facebook.

Ndërsa, këngëtari Muhamet Sejdiu, pasi fitoi betëjen me koronavirus ka publikuar një këngë si shenjë falënderimi për mjekët, infermierët dhe të gjithë stafin mjeksorë.

Me publikimin e rasteve të mbrëmshme numri i të infektuarve në vendin tonë ka shkuar në 1,759. Aktualisht kemi 968 persona të shëruar, 754 raste aktive dhe 34 vdekje.

IKSHPK vijon të apelojë qytetarët për bartjen e maskave, mbajtjen e distancës sociale dhe larjen e duarve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit