3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

“Të frikësuar nga puna e Kurtit, politikanët e korruptuar u bënë bashkë e na rrëzuan”

Rekomandime

Luan Dalipi, shefi i stafit të kryeministrit, thotë se mocionin për rrëzimin e Albin Kurtit e kanë organizuar disa politikanë të korruptuar të cilët u frikësuan nga procesi i vetingut dhe nga puna e mirë që sipas tij filloi ta bënte kreu i Qeverisë.

Dalipi thotë se këta politikanë të korruptuar të kërcënuar nga zhvillimet pozitive e rrëzuan qeverinë Kurti vetëm pas 51 ditësh.

- Advertisement -

“Një proces vetingu për gjykatësit, agjencitë e inteligjencës dhe zyrtarët e lartë ka filluar. Të kërcënuar nga këto zhvillime pozitive, 51 ditë pasi u formua Qeveria Kurti, politikanë të korruptuar të përzgjedhur u bashkuan për ta rrëzuar qeverinë përmes paraqitjes së mocionit të mosbesimit”, ka shkruar Dalipi në llogarin e tij zyrtare në twitter.

Siç thotë shefi i stafit të Kurtit mocioni i mosbesimit që u organizua nga Lidhja Demokratike e Kosovës u bë në kohën e pandemisë COVID-19, dhe pengoi përpjekjet e para të suksesshme të Kurtit për reformën kundër korrupcionit, që sipas tij është jetike për demokracinë dhe sovranitetin e Kosovës.

Tutje në reagimin e tij Dalipi ka folur edhe për emërimin nëpër borde të katër emrave të cilët janë anëtar të Lëvizjes Vetëvendosje. Dalipi e ka pranuar hapur se ata kanë lidhje me partinë, por shton se s’kanë pozita të larta në Vetëvendosje apo në udhëheqje.

- Advertisement -

Bashkëpuntori i Kurtit ndërkohë përmend faktin se vetëm 4 prej 27 anëtarëve të bordeve janë të Vetëvendosjes, dhe thotë se diskriminimi në baza partiake është i ndaluar edhe me Kushtetutën e Kosovës.

Në fund Luan Dalipi thotë se asnjë përpjekje e opozitës për ta paraiqtur një fotografi tjetër të qeverisjes, nuk do ta pengojë Albin Kurtin për ta shkapur Kosovën nga krimi dhe korrupsioni dhe për të vendosur profeisonalizëm në menaxhimin e ndërmarrjeve publike dhe institucioneve në përgjithësi.

- Advertisement -

Albin Kurti është rrëzuar nga pozita e kryeministrit nga partneri i koalicionit vetëm pas 51 ditësh bashkëqeverisje. Mocioni i organizuar nga partia e Isa Mustafës për rrëzimin e Kurtit pas mospajtimeve të shumta rreth taksës, mori përkrahjen e 2/3 të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Gjatë kohës sa kishin qenë në opozitë kur vendin e drejtonte Ramush Haradinaj, LDK dhe Vetëvendosje nivelin e bashkëpunimin e kishin dërguar deri në atë masë sa që mendonin të futeshin në zgjedhje edhe në një koalicion parazgjedhor. Megjithatë në zgjedhjet e 6 tetorit vendosën të shkonin të ndara, ku Kurti doli i pari dhe Vjosa Osmani e dyta.

Pavarësisht bashkëpunimit në opozitë, LDK dhe Vetëvendosje pas çertifikimit të rezultatit të zgjedhjeve hasën në vështirësi të mëdha në arritjen e koalicionit, duke qenë se nuk pajtoheshin për shumë gjëra. Një gjë e tillë u reflektua edhe gjatë kohës së qeverisjes së përbashkët, e cila nuk zgjati më shumë se 51 ditë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit