-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Të gjithë po flasin për tërmetin në Turqi, por situata është më e rënduar në Siri

Rekomandime

Situata në terren pas tërmetit që tronditi Turqinë dhe Sirinë të hënën është “më katastrofike” në shtetin sirian, sipas drejtorit të “Syrian American Medical Society Foundation” (SAMS).

- Advertisement -

“Është një situatë katastrofike si në Turqi ashtu edhe në Siri – edhe pse në shtetin sirian është më katastrofike”, tha Dr. Bachir Tajaldin për CNN.

Mbi një dekadë konflikti në Sirinë veriore ka shkaktuar “situatë të rëndë ekonomike” duke e bërë shumë më të vështirë përgjigjen ndaj krizës aktuale, sipas Tajaldin.

“Dje në Sirinë veriore ne evakuuam dy maternitete për shkak të ndikimit fizik të tërmetit në infrastrukturë”, shtoi ai.

- Advertisement -

Në të kundërtën, “situata në Turqi është e koordinuar pasi ka një qeveri të përgjegjshme”, shpjegoi ai, duke shtuar se në Sirinë veriore “shumica e shërbimeve ofrohen nga OJQ-të” për shkak të mungesës së investimeve afatgjata në rimëkëmbjen e vendit.

Ndryshe, disa pjesë, duke përfshirë Idlib, janë ende të kontrolluara nga rebelët antiqeveritar sirian.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit