12.7 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

“Të kundërshtosh agresionin rus ndaj Ukrainës, ka koston e vet”, reagon presidentit italian

Rekomandime

Presidenti italian, Sergio Mattarella bëri një apel për paqe në Ukrainë të martën teksa foli në Pallatin Quirinal në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Sipas Ansa, presidenti u shpreh se nuk mund të imagjinohet që në 2022 dikush të sillet sipas kritereve të të shekujve të kaluar.

- Advertisement -

“Është e patolerueshme dhe as nuk duhet të imagjinohet që në këtë mijëvjeçar të ri dikush të dojë të sillet sipas kritereve të pushtetit të shekujve të kaluar”, tha kreu i shtetit.

Ai tha se liria e popullit ukrainas nuk ishte e vetmja gjë në rrezik, pasi po ashtu ishte “paqja, demokracia, ligji dhe qytetërimi i Evropës dhe i mbarë njerëzimit”.

“Kundërshtimi i kësaj lëvizjeje drejt konfrontimit dhe konfliktit ka një çmim, mund të shkaktojë kosto për ekonomitë e vendeve që e kundërshtojnë atë. Por këto do të ishin shumë më të ulëta se ato që do të paguheshin nëse kjo lëvizje nuk ndalet tani”.-tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit