1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Të rinjtë serbë organizohen për ta larguar muralin e Ratko Mlladiqit në Beograd, shteti ua ndalon

Rekomandime

Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Serbi sot nga MPB-ja serbe e ka marr vendimin për ndalimin e tubimit të kërkuar nga ana e tyre, i caktuar të mbahej më 9 nëntor, gjatë së cilit ishte planifikuar largimi i muralit të Ratko Mlladiqit, i cili ndodhet në ndërtesën e një rruge të Beogradit.

“Ndalimi i organizimit të tubimit tonë është një përballje mes policisë serbe dhe pjesës së mbetur të traditës antifashiste dhe paqësore të vendit, dhe në të njëjtën kohë, në vend se të mbrohet liria dhe e drejta e qytetarëve serbë, po mbrohet personazhi dhe po festohen KRlMET e krimineIit të Iuftës Ratko Mlladiq, së bashku me grupet ekstremiste”, thuhet në deklaratën e kësaj Iniciative.

- Advertisement -

Bëhet e ditur se fillimisht heqja e këtij murali ishte koordinuar me komunitetin e banesave dhe Iniciativa Rinore u kishte bërë thirrje njerëzve me shpirt liridashës që së bashku në publik t’i kundërshtojnë krimineIët e Iuftës.

Në shpjegimin e ndalimit të tubimit të kërkuar, i është thënë se mund të ketë “konflikt fizik të ndërsjellë për shkak të mbledhjes më të madhe të njerëzve të tjerë që do të shprehnin pakënaqësinë dhe kundërshtimin e tyre ndaj tubimit të kërkuar”.

“Këtë shpjegim ne e kuptojmë si mbytje të çdo forme të tubimit publik që është qartësisht kundër urrejtjes, dhe hap rrugën për mosndëshkimin dhe lirinë e terrorit për grupet ekstremiste”.

- Advertisement -

“Kësaj radhe është e qartë se heqja e muralit të Ratko Mlladiqit e goditi në zemër qeverinë – çështjen e qëndrimeve ndaj KRlMEVE të Iuftës – kështu që mekanizmi i ndalimit nuk u drejtohet huliganëve, por antifashistëve. Kjo tregon mbështetjen themelore të shtetit serb për nacionalistët ekstremë. Duke e ndaluar tubimin, shteti e ka ruajtur muralin e Ratko Mlladiqit”, thuhet mes tjerash në deklaratën e Iniciativës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Serbi.

Një mural me imazhin e Ratko Mlladiqit, ish-komandantit të ushtrisë serbe, i dënuar me burgim të përjetshëm për KRlME Iufte, po qëndron në fasadën e një ndërtese në cep të rrugëve Njegoseva dhe Aleks Nenadoviq në Beograd për më shumë se tre muaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit