5.8 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Salihu: Mesazhi amerikan s’është “llafe, llafe”, gjendet diku te kënga e Medës “nëse me do, ma dëshmo, ose ec e shko”

Rekomandime

Bekim Salihu nga Instituti GAP ka komentuar mosftesën e Kosovës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në Samitin e Demokracive.

Sipas Salihut, mos ftesa e SHBA-së për Kosovën, është qortim, deri në një masë edhe distancim, ndaj elitës politike.

- Advertisement -

Tutje, ai ka thënë se këto janë takime që mos ftesa ka domethënie më të madhe sesa ftesa.

Ai ka treguar edhe se cili është mesazhi amerikan me mos ftesë, duke e lidhur me një këngë të Medës.

“Mos ftesa e SHBA-së për Kosovën, është qortim, deri në një masë edhe distancim, ndaj elitës politike. Samitet e takimet e tilla, nuk janë çeshtje kriterësh dhe nuk lidhen (të rasti i Kosovës) me asnjë qeveri të kaluar. Këto janë takime, që mos ftesa, ka domethënie më të madhe se ftesa. Mesazhi amerikan me mos ftesë, nuk është as të kënga e Dafines llafe llafe (që e citonte Presidentja Osmani), as të kenga e Elvanes (kena me u nda), por diku mesazhi gjendet te kënga e Medes “nëse me do, ma deshmo, ose ec e shko” 😉”, ka shkruar Salihu.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit