4.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Të shkarkuarit Agim Veliut i dështon përpjekja për ta mobilizuar LDK-në në Llap kundër Abdixhikut

Rekomandime

Tashmë ish-kreu i LDK-së në Podujevë, Agim Veliu po vazhdon që të kundërshtojë vendimin e kryesisë të Lidhjes Demokratike që ai pas shumë vitesh të mos jetë kryetar i këtij subjekti në Llap.

Media merr vesh se Veliu i pakënaqur që në vend të tij është emëruar Ekrem Hyseni, ka ftuar një mbledhje të kryesisë së LDK-së në Podujevë, degë që deri pak ditë më parë e kishte udhëhequr për vite më radhë, mirëpo, thirrjes së tij iu janë përgjigjur pozitivisht vetëm katër persona.

- Advertisement -

Media tutje merr vesh se përpjekja e Veliut për të kundërshtuar vendimin e Abdixhikut, e edhe mbledhja që ai ka thirrur ka dështuar në mungesë të kuorumit.

Burimet nga dega e Podujevës, thonë se refuzimi ka ndodhur pas deklarimit publik që Veliu bëri mbrëmë në profilin e tij në Facebook, ku u shfaq hapur kundër vendimeve të partisë.Mësohet që qëllimi i vërtetë i thirrjes së këtij takimi ishte të merret qëndrim kundër vendimit të Abdixhikut dhe i njejti të shpallej antistatutar.

Përmes një shkrimi në Facebook, Agim Veliu mbrëmë e ka quajtur vendim skandaloz atë që ka marrë kryesia e partisë për të caktuar kandidat për kryetar të Podujevës, Ekrem Hysenin si dhe kryetar të degës së LDK-së në Llap.

- Advertisement -

“Për vendimin arbitrar dhe të paligjshëm të Kryesisë dhe të Kryetarit Abdixhiku, fillimisht isha informuar përmes mediave. Ndërsa, sot (e diel) më është përcjell vendimi skandaloz i nënshkruar nga kryetari i partisë, i cili nuk shquhet vetëm për shkelje të Statutit të partisë, por edhe për gabime drejtshkrimore, mbase nga ngutia për ta “përligjur” sa më shpejt shkarkimin Kryetarit të Degës në Podujevë”, ka shkruar mbrëmë Veliu, duke thënë se ky veprim është “maskaradë e Kryetarit Abdixhiku dhe përkrahësve të tij në Kryesi nuk është asgjë tjetër veçse një lojë e ndyrë dhe përpjekje për ta kamufluar vendimin në emër të kinse riorganizimit të brendshëm (lexo: spastrimit të brendshëm), të prezantuar në “Platformën e Kryetarit të LDK-së 2021-2023”, shkroi ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit