1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

“Të zgjohesh miliarder”, ja si një 24 vjeçar brenda një nate u bë më i pasur se… Donald Trump

Rekomandime

Të zgjohesh miliarder? Është pikërisht ajo që i ka ndodhur një djaloshi kinez 24 vjeçar, prindërit e të cilit i dhuruan atij 3.8 miliardë dollarë.

Bëhet fjalë për Eric Tse, djalin e Tse Ping, themeluesin e Sino Biofarmaceutik (një kompani e regjistruar në Hong Kong) si dhe anëtarin e një prej familjeve më të pasura në Kinë.

- Advertisement -

Sipas raportimeve të Bloomberg, së bashku me gruan e tij, ai vendosi të transferojë një të pestën e kapitalit të kompanisë (rreth 2.7 miliardë aksione) tek djali i tij Eric, duke e bërë kështu atë një miliarder në më pak se 12 orë dhe madje edhe më të pasur se Presidenti Donald Trump , i cili sipas Forbes ka një pasuri prej 3.1 miliardë dollarësh, se Reed Hastings, bashkëthemelues i Netflix (3.2 miliardë dollarë), se Kylie Jenner dhe se dy bashkë-themeluesit e Snapchat, Evan Spiegel dhe Bobby Murphy.

Tse Ping e ka dhënë tashmë dorëheqjen e tij si president i kompanisë që në vitin 2015 duke ja deleguar rolin kryesor vajzës së tij Tereza, megjithatë, duke qëndruar sidoqoftë si drejtor ekzekutiv. Gruaja e Tse, Cheng Cheung Ling, është gjithashtu drejtoreshë ekzekutive e kompanisë farmaceutike.

Dhurimi i bërë në këtë kohë bën pjesë në një tsunami të ndryshimit gjenerativ që po prek pjesën më të madhe të pasurisë në Azi. Në vitin 2018, katër manjatë kinezë investuan mbi 17 miliardë dollarë në fonde familjare, ndërsa shumë prej ndërtuesve më të mëdhenj të Hong Kong-ut janë të përfshirë në planifikimin e pasuesve. Një nga avantazhet më të mëdha është se Hong Kongu nuk ka taksa mbi dhurimet ose pasuritë e trashëguara.

- Advertisement -

Për momentin në listën e Miliarderëve të Forbes Eric Tse nuk është i pranishëm, ndërsa Tse Ping është në vendin e 804, me një vlerë neto të vlerësuar prej 8.4 miliardë dollarë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit