11.4 C
Pristina
Friday, May 10, 2024

Zeka me dokumente: Vitia liroi një ushtar dhe tre policë nga karantina pa ua bërë fare testin për koronavirus

Rekomandime

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, ka publikuar dy dokumnete në profilin e tij të nënshkruara nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, e përmes të cilave thotë e janë liruara nga karantinimi një ushtar i FSK-së dhe tre policë të Kosovës pa ua bërë fare testin për COVID-19.

- Advertisement -

Zeka thotë se po të kishte qenë ministri nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kurti përveç që do ta kishte shkarkuar, edhe do ta kishte burgosur.

Sipas ish-deputetit Zeka, qeverisja aktuale një pjesëtar të sigurisë apo të policisë e vendos mbi deputetin.

“Shikoni kete dokument te nenshkruar nga Ministri Shendetesise Vitia?

- Advertisement -

Ne baze te ketij dokumenti, ama po te ishte minister i LDK/se, Kurti, jo qe e kish shkarkuar, por e kish qu edhe ne burg.Nje Toger i Forcave te Sigurise te Kosoves, dhe tre pjesetar te Policise, jane liruar nga karantina, pa u bere testin per Covid-19. Arrsyetimi: Per aresye profesionale.Ky regjim, nje pjesetar te forcave te sigurise, ose te policise, i vendos mbi deputetin…Toger: Kujtim Gashi nga FSK, Ardian Miftari polic, Elmi Krasniqi, polic ,Avdi Berisha, polic”, ka shkruar Zeka.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit