Ka filluar para pak çastesh takimi në Bruksel mes kryeministrit Kurti dhe Aleksandar Vuçiq.
Megjithatë, njëra prej tyre po komentohet në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për atë ku shihet shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell.
Ai ka vendosur të dyja duart anash kokës, sikur të jetë i shqetësuar, teksa po shikon njërën prej letrave që i ka përpara.
Ky takim ka marrë mbështetje të fuqishme nga ana e ShBA-ve me anë të nënsekretarit amerikan Derek Chollet, që kishte pasur thirrje telefonike me Kurtin e më pas edhe me Vuçiqin.
Në anën tjetër, duhet thënë se Kurti dhe Vuçiq kishin marrë edhe nga një letër të përbashkët nga ana e kancelarit gjerman Olaf Scholz, presidentit francez Emmanuel Macron dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni.
Partitë opozitare në Kosovë ndërkohë po qëndrojnë edhe më tej shumë të heshtura në lidhje me zhvillimet e fundit në dialog.