3.9 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Telefonatë e rrallë mes shefave të ushtrisë së SHBA’së dhe Rusisë

Rekomandime

Shefat e ushtrive amerikane dhe ruse kanë zhvilluar një bisedë të rrallë ka raportuar agjencia e lajmeve shtetërore e ruse RIA të hënën.

- Advertisement -

Agjencia shtetërore e lajmeve ruse RIA ka cituar si burim ministrinë e mbrojtjes së Rusisë për këtë raportim.

Nuk janë zbuluar asnjë detaj rreth thirrjes telefonike, të cilën RIA raportoi se ishte iniciuar nga Shtetet e Bashkuara.

Marrëdhëniet mes amerikanëve dhe rusëve janë përkeqësuar dhe incidentet e provokimeve janë shtuar nga pala ruse që janë të përfshirë në akte të shumta spiunazhi dhe sabotimi të përpjekjeve të NATO’s.

- Advertisement -

Hakimi më i madh ndonjëherë ishte raportuar të ketë ndodhur vitin e kaluar nga njësite ruse që kishin arritur të penetronin kompaninë amerikane softuerike Solar Winds, që shfrytëzohet nga shumë institucione amerikane ku ende nuk ka informacion rreth dëmit të shkaktuar.

Agjentë rusë të inteligjencës ushtarake të Rusisë, GRU, janë përzënë nga dy shtete anëtare të NATO’s këtë vit, dy në Bullgari dhe së fundi këtë javë në Itali.

- Advertisement -

Presidenti Amerikan Joe Biden e quajti Presidenti Rus Vladimir Putin këtë muaj vrasës, që nuk u prit mirë nga lideri rus.

Administratat e demokratëve janë më të ashpra në retorikë ndaj Rusisë për dallim që ajo e fundit e republikanëve të Donald Trump përpiqej të ishte më e kujdesshme megjithëse sanksionet dhe pengesat ndaj Rusisë dhe interesave të tyre nuk ishin ndalur.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit