19.5 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Telekom Srbija po e blen Ipkon

Rekomandime

Telekom Srbija” ka dhënë ofertën më të lartë për të blerë “Ipkon’. Lidhur me këtë ka reaguar edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Ahmeti ka shkruar se Qeveria e Kosovës duhet që të deklarohet sa më parë në lidhje me këtë ofertë të “Telekom Srbije” për ta blerë “Ipkon”.

I pari i Prishtinës ka kujtuar kur para dy vitesh Banka Qendrore e Serbisë bllokoi blerjen e “Telenor Banka Srbije” nga shqiptari Elvin Guri.

Ai ka thënë se kompanisë “Telekom Srbije” as oferta nuk do duhej t’i lejohej, e lërë më blerja. Ahmeti ka ftuar “Ipkon” për sqarime dhe Qeverinë Hoti.

- Advertisement -

Postimi i plotë nga Ahmeti:

Hell no!

- Advertisement -

Telekom Srbija paska dhënë oferten më të lartë për ta blerë Ipkon. Më kujtohet kur para dy vitesh Banka Qendrore e Serbise bllokoi blerjen e Telenor Bankes në Serbi nga shqiptari Elvin Guri.

As oferta nuk do të duhej të lejohej.

Së pari njohja, por edhe në rast njohjeje, asetet e ndieshme duhet të jenë diskutim i sigurisë kombëtare.

Ipko duhet ta bëjë të qartë këtë sa më herët!

E Qeveria sa më shpejtë të deklarohet bashkë me ARC.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit