1.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Televizioni i VV’së, reagon Mushkolaj: Lajm i keq për demokracinë, goditje për lirinë e shprehjes

Rekomandime

Analisti politik, Imer Mushkolaj ka thënë se hapja e televizionit nga Lëvizja Vetëvendosje është goditje për lirinë e shprehjes.

- Advertisement -

Kështu deklaroi ai sonte në Debat Plus, ku tha se ky është një lajm i keq për demokracinë.

“Një veprim i dëmshem për demokracinë dhe është ditë e keqe per lirinë e shprehjes, ish dashtë qe KPM me reagu në këtë rast. Dua që me ua percjell këtë mesazh ideatoreve në parti për krijimin e nje televizioni partiak në Kosovë”, tha ai.

“Është jashtëzakonisht shqetësuese që një parti me hapë televizion në Kosovë”, shtoi tutje Mushkolaj.

- Advertisement -

Ndryshe, VV sot konfirmoi se do të hap televizion, teksa intervista e parë do të transmetohet me nënkryetarin e kësaj partie, Bislim Bislimin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit