13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Shkëlzen Maliqi: Koalicioni LDK-AAK-NISMA pritet të formojnë “Qeverinë e Ngushëllimit”

Rekomandime

Maliqi thotë se pas dështimit të “qeverisë së shpresës” kjo mbase do të jetë “Qeveri e ngushëllimit” nëse arrin të jetësohet.

Njohësi i çështjeve politike Shkëlzen Maliqi në një prononcim ka komentuar koalicionin e ri qeveritar LDK-AAK-NISMA që pritet të formohet.

- Advertisement -

Maliqi thotë se pas dështimit të “qeverisë së shpresës” kjo mbase do të jetë “Qeveri e ngushëllimit” nëse arrin të jetësohet.

“Pas dështimit të “qeverisë së shpresës” kjo mbase do të jetë “Qeveri e ngushëllimit”, kuptohet nëse jetësohet, sepse duhet të mirren vesh mes veti partneret e koalicionit dhe pastaj ajo të votohet në Kuvend, ndërkaq që është edhe një pengesë tjetër, verdikti eventual i Gjykatës Kushtetuesese ,Presidenti nuk e ka pas të drejtën e diskrecionit që mandatin për krijimin e Qeverisë t’ia ofrojë LDK-së.

Sa i përket jetëgjatësisë, nëse qeveria e re formohet, mendoj se ajo po bëhet për t’i kryer disa detyra emergjente:

- Advertisement -

1. Ta vazhdojë me më shumë kapacitet evendimarrëse angazhimin kundër pandemisë;

2.Të riaktivizojë dhe rimëkëmbë ekonominë e goditur nga pandemia; dhe

- Advertisement -

3. T’i përgjigjet sfidës në raportet me ndërkombëtarët që rrëzoi rresht tri qeveri: të Isa Mustafës, të Ramush Haradinajt dhe tashti edhe të Albin Kurtit, dhe që kjo sfidë lidhet me domosdonë e vazhdimit dhe përfundimit të dialogut me Serbinë.

Në agjendën aktualere ka arritjen, nëse është e mundshme, të marrëveshjes historike.

Kjo detyra e tretë mund të jetë ndoshta më e rëndësishme për jetëgjatësinë e Qeverisësë re, sepse në afatet relativisht të shkurtëra, deri në vjeshtë, mund të sqarohet a kanë qenë serioze presionet e Shteteve të Bashkuara për nënshkrim të njëmarrëveshje të shpejtë që do ta siguronte njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dheSerbisë.Kryeministri në detyrë Kurti mendonte se kjo ofertë amerikane ka qenë bllof dhe komplot kundër Kosovës, andaj nuk pati guxim që të futet në dialog, po re kushtëzon tepër të fituar në kohë” thekson Maliqi.

I pyetur se si e sheh figurën e Avdyllah Hotit, kandidatit të LDK-së për Kryeministër, Maliqi përgjigjet kështu.

Avdullah Hoti nuk është figurë e tipit të Albin Kurtit, që flet dhe vepron si tribun popullor me bindjen se Kosova tashmë është në kuptimin e plotë shtet sovran dhe nuk i duhen më avokatë te fuqishëm që e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur (para së gjithash anëtaret e përhershme të KS të OKB – SHBA-të, Britaniadhe Franca) që edhe e përfaqësojnë dhe e mbrojnë të drejtën e Kosovës për sovranitet të plotë në kontestin jetik të saj me Serbinë.

Avdullah Hoti është realist në vlerësimin e karakterit të procesit që do të zhvillohet, kur Kosovës nuk i jep të drejta të barabarta me Serbinë, – ajo është anëtare në OKB, ne nuk jemi, – dhe nga kjo arsye ne duhet t’ua lëm superfuqive që të na përfaqësojnë dhe detyrojnë Serbinë që të tërhiqet, ashtu siç është tërhequr më 1999 dhe 2007 dhe e ka humbur edhe kontestin para GJND-së rreth legjitimitetit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Qeveria Hoti duhet të flas me confidence me shtetet avokate që përfaqësojnë Kosovën në negociatat për arritjen e marrëveshjes, kurse verdikti final pwr marëveshjen eventuale edhe ashtue jepKuvendi iKosovës dhe, nëse ështëe nevojshme, verifikohet në referendumin popullor.

Puna më e dobishme për Qeverinë Hoti do të jetë ajo në fushën e ekonomisë dhe sundimit të ligjit, për çka nuk mund ta vlerësojmë në këtë moment, por besoj se ka mjaft kompetenca.

Dy ditë më parë Lidhja Demokratike e Kosovës zgjodhi Avdyllah Hotin si kandidat për Kryeministër nga kjo parti.

LDK-ja pritet ta formojë koalicionin e ri qeverisës me Alancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismënsocialdemokrate.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit