-0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Televizioni publik gjerman flet për Tribunalin Special dhe Presidentin Thaçi

Rekomandime

Televizioni Publik Gjerman (ARD) ka shkruar për historikun e krijimit të Gjykatës Speciale dhe zhvillimet e fundit që kanë ndodhur në Hagë. Në mesin e këtyre zhvillimeve lakohet edhe emri i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, i cili ende nuk ka marrë ftesë nga kjo gjykatë.

Tribunali Special i Hagës u krijua për t’i hetuar rastet e dyshuara të krimeve kundër njerëzimit gjatë luftës së fundit në Kosovë. Në mesin e veprave penale për të cilat akuzohen disa persona, janë edhe kidnapime, vrasje të motivuara politikisht, tortura, dhunime seksuale, trafikim organesh si dhe vrasje të civilëve, edhe pas largimit të serbëve nga Kosova sot 21 vjet (12 qershor, 1999).

- Advertisement -

Ndërsa presidenti Thaçi ka thënë se “Gjykata Speciale është një padrejtësi historike për njerëzit e Kosovës”.

Sipas raportit të Dick Martit, shumë pjesëtarë të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë akuzuar për vepra të ndryshme penale. Në mesin e tyre edhe presidenti Thaçi, Fatmir Limaj, Azem Syla, Xhavit Haliti, Rrustem Mustafa etj. Marti akuzon se personat e lartpërmendur kanë kryer vepra penale si krime lufte, krim i organizuar etj. Por, në Kosovë, shumë besojnë se Gjykata Speciale e Hagës është një tribunal i njëanshëm që ndjek penalisht vetëm pjesëtarët e UÇK’së të cilët faktikisht nuk kanë kryer asnjë nga veprat për të cilat akuzohen.

Presidenti Thaçi momentalisht pretendon se nuk është intervistuar ende Gjykata Speciale. Derisa Haga nuk konfirmon apo komenton hetimet, shumë ish-pjesëtar të UÇK’së dhe bashkëpuntor të Thaçit, që janë ftuar deri më sot, e kanë konfirmuar publikisht ftesën e marrë, raporton ARD, transmeton Gazeta Express.

- Advertisement -

Gazetarja kosovare Serbeze Haxhiaj ka thënë se “Dëshmitarët e mundshëm kundër personave të akuzuar mund të vriten në mënyrë që të dëshmia e tyrë të mos çojë askënd në burg”.

Artikulli gjithashtu kujton edhe rastin e ‘Dëshmitarit X’, ku sipas tyre, ky person ishte roje në burgun e UÇK’së në veri të Shqipërisë.

- Advertisement -

Haxhiaj ishte takuar me këtë person që del të jetë Agim Zogaj, i cili supozohej të dëshmonte kundër Thacit dhe Limajt.

Madje puna e kësaj gazetare sipas saj konsiderohet e rrezikshme. Raportet për krimet që dyshohet se janë kryer në Kosovë janë akoma tabu, tha ajo për ARD në Kosovë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit