Tre helikopterë serbë fluturuan sot afër kufirit me Kosovën në Jarinje.
Pamje të manovrave të tyre në zonën tanimë të tensionuar u shpërndanë gjithandej nëpër media, shkruan lajmi.net.
Por, Radio Televizioni i Serbisë, raporton edhe diçka tjetër, që megjithatë nuk është e konfirmuar dhe nuk dihet vërtetësia e lajmit.
Sipas RTS-së, gjatë kohës që këta helikopterë po fluturonin në qiell, një polic i Njësisë Speciale ka hyrë në automjetin e blinduar dhe ka drejtuar mitralozin në drejtim të helikopterëve.
Më poshtë keni raportimin e bërë nga RTS: