7.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Shqiptaret nga Shqipëria vazhdojnë të rrisin natalitetin serb- dukuria që assesi nuk pëlqehet edhe kuptohet nga ne në Kosovë

Rekomandime

Shpesh na ka ra të dëgjojmë edhe të shohim si publikohen martesa të serbëve në fshatra më të lagëta, atje ku vetë vajzat serbe nuk rrinë edhe ikin dhe ku meshkujt atje mbeten pa martuar, ndërsa vajzat nga Shqipëria, kryesisht nga Shkodra, por edhe vendet tjera që martohen atje dhe iu rrisin natalitetin në rënie të serbëve, gjë që assesi nuk miratohet, arsyetohet as pranohet nga ne shqiptarët e Kosovës.

Titujt si “Shqiptarja sjell fat në shtëpinë e Gjokoviç te Arilja”, ku pastaj përmendet se në atë shtëpi pas 50 viteve po dëgjohen zëri i foshnjës, nuk janë të rrallë edhe nga zonat tjera rurale, përfshirë edhe mjedise në Kosovë, ku ato vinë, martohen, bëjnë fëmijë edhe jetojnë thuajse nuk kemi pas asnjë të keqe nga ata, ndërkohë që historia jonë është plot dhembje, gjak edhe vuajtje fillim e mbarim.

- Advertisement -

Gazeta “Kurir” sjell sot një shkrim, ku përshkruhet gazi edhe gëzimi i familjes Gjokoviç nga fshati Dobraçe tek Arilja, e cila nuk ka shtëpi shumëkatëshe,nuk ka auto të shtrenjtë , as llogari me shumë para, por kanë fëmijë pas shumë dekadave, transmeton “Bota Sot”.

Radomirin shkruan gazeta e gjeti fati më i madh, në shtëpinë e tij u dëgjua zëri i fëmijëve pas 50 viteve, që ka ngjallë lot gëzimi e këtë ia ka mundësuar vajza shqiptare Lina nga Shkodra që ia ka lind dy fëmijë.

Kjo dukuri nuk është e re, as e sotme, pasi qarkullojnë në media shifra se mbi 3 mijë vajza shqiptare, kanë lënë Shqipërinë për pleq edhe njerëz jo rrallë me aftësi të kufizuara dhe në zonat më të prapambetura nëpër Serbi, duke ndihmuar shtetin serb në rritjen e natalitetit, për të cilin ankohen se janë në krizë, e kjo është ajo që nuk miratohet as kuptohet në asnjë rrethanë e mënyrë nga ne shqiptarët, e do duhej të kthjelltë mendjet e të gjithë mbi të gjitha vajzave që pranojnë martesa të këtilla.

- Advertisement -

“Gratë tona nuk kanë dashur të vinë këtu të jetojnë, kështu kam bërë shum kilometra me gjet gruan, kam pas fat, por kurora jonë ka pas sukses. Nuk e kishim lehtë po fëmijët na kanë lidh edhe më shumë, na ka lind djali Stefani dhe solli gëzimin në këtë shtëpi pas 50 viteve. Edhe pse nuk kemi jetë luksoze kemi fëmijë e jemi të lumtur” e pranon Radomir, që pothuajse kishte mbetur pa martuar.

Lina e cila la fe tjetër dhe komb tjetër shkruan “Kurir” ka bërë rrugë të gjatë për bashkë-udhëtarin e jetës, ia ka dhuruar dy fëmijë kësaj familje, përgatit, pastron edhe punon shumë, ka pranuar fenë ortodokse edhe ka mësuar serbisht.

- Advertisement -

“Më së vështirë e kisha derisa kam mësuar gjuhën, tash është lehtë, kjo është shtëpia ime e fëmijët gëzimi ynë. Di të përgatis gatime serbe, turshi, me rëndësi fëmijëve të ju krijojmë të ardhme. Gjërat materiale nuk kanë rëndësi por humanizmi” shpreht Lina.

Ndonëse larg civilizimit, vetëm ata e dinë si ia dalin në këtë zonë, pak dele, pak pemë dhe jetojnë në kënaqësi me fëmijët.

Një gjë vazhdon të jetë mister edhe e palogjikshme për ne, si mundet një vajzë nga një vend me traditë e kulturë si është bie fjala Shkodra, apo Korça apo Tirana, të martohet me një “plak” ose një të mbetur pa martuar në zona, ku nuk ka as rrugë, as të ardhme, as jetë normale, aq më parë për dike që vjen nga një popull që ka urrejtje të vazhdueshme ndaj çdo gjë shqiptare, ku u përpoqën të asgjësojnë një popull të tërë në Kosovë vetëm se janë shqiptarë – shembull , dje jo më larg iu ka penguar vetë flamuri si shenjë të vizitës së kryeministrit Rama nesër në Beograd, ndërsa duan vajzat tona se rrisin natalitetin edhe iu duhen për punë fizike.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit