-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Tema e të pagjeturve: Driton Selmanaj e Ibrahim Makolli përfaqësojnë Kosovën në Bruksel

Rekomandime

Zëvendëskryeministri i Kosovës Driton Selmanaj bashkë me kryesuesin e delegacionit të Kosovës në grupin punues për çështjen e zhdukurve Ibrahim Makolli do të jenë përfaqësuesit e Kosovës në takimin e radhës të dialogut me Serbinë në Bruksel.

- Advertisement -

Klan Kosova mëson ekskluzivisht se këta do të nisën nesër për Bruksel derisa takimi do të mbahet pasnesër që temë diskutimi ka bisedimet për personat e zhdukur dhe të zhvendosur në nivelin teknik. Po ashtu, ata do të diskutojnë edhe për çështjet e tjera që u folën nga kryeministri AvdullahHoti dhe presidenti Aleksandar Vuçiq.

Nuk përjashtohet mundësia që pjesë e këtij takimi të jetë edhe Skënder Hyseni që u emërua koordinator shtetëror për dialogun Kosovë-Serbi.

Temën e diskutimit e ka konfirmuar për Klan Kosovën edhe zëdhënësja e emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

- Advertisement -

“Takimet në nivelin e ekspertëve të planifikuar për më vonë këtë javë, do të vijojnë me çështjet e diskutuara midis liderëve javën e kaluar”.

Nga pala serbe nuk dihet kush do të marrë pjesë.

- Advertisement -

Klan Kosova ka provuar të kontaktojë Selmanajn dhe Makollin, por që të dy kanë qenë të paqasshëm.

Ky është takimi i dytë me radhë që nga rifillimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë i lehtësuar nga BE-ja që nga vjeshta e vitit 2018. Ndërkaq, Hoti dhe Vuçiq do të fillojnë raundin e dytë të takimeve në shtator – muaj ky që u paralajmërua nga BE se do të jetë intensiv në procesin e pajtimit të kosovarëve dhe serbëve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit